Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet perla më e vjetër në botë (FOTO)

NULL NULL
21.10.2019 17:22

Margaritari më i vjetër natyral në botë është zbuluar në një ishull të Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Perla e vjetër tetë mijë vjet është gjetur gjatë gërmimeve në Ishullin Marawah, aty ku u zbulua edhe arkitektura më e hershme në këtë shtet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet kanë thënë se zbulimi ka dëshmuar se kjo perlë është tregtuar në këtë rajon që nga koha e Neolitit.

Ajo do të ekspozohet muajin e ardhshëm në galerinë  “Louvre” në Abu Dhabi.

“Zbulimi i xhevahirit më të vjetër në botë në Abu Dhabi qartëson shumë rreth historisë tonë ekonomike dhe kulturore dhe tregon që ajo i ka rrënjët thellë të shtrira në parahistori”, ka thënë Mohamed Khalifa Al Mubarak, kryetar i Departamentit të Kulturës dhe Turizmit të Abu Dhabi.

lajme të ngjashme