Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
21.10.2025 20:50
Foto nga aksioni për gjetjen e Jashar Jasharit

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar gjatë ditës së sotme se është angazhuar në kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës.

Ai ishte identifikuar si Jashar Jashari.

Mirëpo, siç mëson Klankosova.tv, i njëjti është gjetur pa shenja jete, po në Velani.

Gjetja e trupit të pajetë është bërë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në bashkëpunim me FSK-në.

Vdekja e tij është e dyshimtë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme