Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë NULL NULL 12.09.2024 17:36 12.09.2024 17:36 Foto: Ilustruese Një trup i pajetë është gjetur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë. Rastin për Klankosova, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ndërkaq, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër. “Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha në përgjigjen për Klankosova.tv, Borovci.