Gjendet pa shenja jete një 50-vjeçar në banesën e tij në Korçë NULL NULL 17.03.2024 14:11 17.03.2024 14:11 Foto ilustruese. Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë. Policia ka bërë të ditur se personi nuk kishte shenja dhune dhe dyshohet se mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv. “Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50 vjeç”. “Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.