Gjendet pa shenja jete 67-vjeçarja në Zubin Potok NULL NULL 29.10.2025 18:28 29.10.2025 18:28 Një grua është gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut. Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të Policisë në Facebook, ku thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Klankosova.tv. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes. Ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë” nga Policia. /Klankosova.tv