Gjendet në Kanada monedha më e vjetër angleze NULL NULL 11.11.2021 19:31 11.11.2021 19:31 Arkeologët në Newfoundland kanë zbuluar atë që mund të jetë monedha më e vjetër angleze e gjetur ndonjëherë në Kanada. Monedha e rrallë e argjendit, rreth madhësisë së një nikeli amerikan dhe pak më e vogël se një monedhë 10 p, u zbulua në vendin historik të Cupids Cove, vendbanimi i parë anglez në vend. Kjo monedhw, besohet se është bërë më shumë se 520 vjet më parë. Ajo pritet të shfaqet në vend në sezonin turistik 2022. “Është e pabesueshme të imagjinohet se kjo monedhë është prerë në Angli dhe ka humbur në Cupids mbi njëqind vjet më vonë. Ajo lidh historinë e eksplorimit të hershëm evropian në provincë dhe fillimin e vendbanimit anglez”, tha Steve Crocker, ministri provincial i turizmit, kulturës, artit dhe rekreacionit, në një deklaratë.