Gjendet i vdekur në lokalin e tij një burrë nga Drenasi NULL NULL 07.07.2022 10:26 07.07.2022 10:26 Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Drenas në katin e dytë të lokalit të tij. Në raportin e policisë thuhet se familjaret e kanë dërguar viktimën pa shenja jete në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton KlanKosova.tv.