Gjendet i vdekur i riu që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut NULL NULL 10.04.2025 15:04 10.04.2025 15:04 Fotografi ilustruese nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim Është gjetur i vdekur i riu i cili ishte raportuar i zhdukur tash e disa ditë në Malet e Pashtrikut. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës. “Bisedova me komandantin e policisë atje. Po, mund t’ua konfirmojmë se i njëjti është gjetur i vdekur sot. Ai është gjetur duke u bazuar në koordinatat që i kemi dhënë bazuar në dronin tonë”, tha ai për Klankosova.tv. Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar. Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova. Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë. /Klankosova.tv