Gjenden në Izrael mbetjet e një njeriu që mendohet se ishte peng i Hamasit NULL NULL 03.05.2024 21:51 03.05.2024 21:51 Elyakim Libman Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u gjet në Izrael, kanë konfirmuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit. IDF-ja tha se eshtrat e Elyakim Libman u identifikuan përmes një “hetimi të plotë dhe kompleks”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Libman punonte si roje sigurie në festivalin Nova në kohën e sulmit. Familja e tij tha se ai qëndroi për orë të tëra duke trajtuar të plagosurit e tjerë.