Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjenden dy armë, katër granata dore dhe një tromblon në Prelluzhë të Vushtrrisë

NULL NULL
16.10.2023 23:07
policia
policia

Një qytetar, derisa po mblidhte hekura në një hapësirë, ka gjetur armë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Avni Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore e një tromblon.

“Në orët e pasdites një qytetar ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në një hapësirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë, ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë perimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon”, ka thënë Zahiti.

Përndryshe, Prelluzha është fshat i banuar nga serbët.

lajme të ngjashme