Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan brenda një jave në rajonin e Ferizajt

NULL NULL
15.04.2024 11:06
Foto ilustruese: Dhunë në familje
Foto ilustruese: Dhunë në familje

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një jave në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, dy prej tyre janë raportuar në Ferizaj, dy në Shtime, një në Kaçanik dhe një rast në Shtërpcë.

“Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 3 persona pasi janë intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thotë më tej policia.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme