Gjashtë persona supozohet se kanë vdekur pasi anija përplasi urën e Baltimores NULL NULL 27.03.2024 08:49 27.03.2024 08:49 Ura në Baltimore Gjashtë persona supozohet se kanë vdekur pasi anija me kontejnerë goditi urën historike Francis Scott Key në qytetin amerikan të Baltimores, duke shkaktuar shembjen e saj. Ura, e cila është më shumë se 2.6 km e gjatë, u shkatërrua pasi anija goditi një mbështetëse. Zyrtarët thonë se anija pati një problem dhe lëshoi një thirrje fatkeqësie pak çaste para përplasjes. Dy persona të tjerë janë nxjerrë nga uji, me një në gjendje të rëndë. Shannon Gilreath i Gardës Bregdetare të ShBA-së tha në mbrëmje se burrat e zhdukur supozoheshin të vdekur bazuar në temperaturën e ujërave në të cilat kishin rënë dhe kohëzgjatjen e kohës që ata kanë qenë nën ujë. Autoritetet thonë se ata ishin pjesë e një ekipi ndërtimi që po riparonte gropat në momentin që ura u këput. Fokusi tani po i drejtohet hetimit për atë që shkoi keq, me një ekip ekspertësh të sigurisë së transportit që shpresojnë të hipin në anijen e goditur dhe të rimarrin regjistruesin e saj të të dhënave, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.