Gjashtë persona grabisin tre shtetase kolumbiane në Prishtinë, vjedhin 4 telefona dhe 300 euro NULL NULL 27.06.2026 09:05 27.06.2026 09:05 Tre shtetase të Kolumbisë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se janë grabitur nën kërcënimin e thikës në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 qershor rreth orës 22:00 në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa është raportuar më 26 qershor. Viktimat kanë deklaruar se gjashtë persona të dyshuar i kanë përcjellë deri te banesa e tyre, ku më pas i kanë futur në një dhomë dhe, nën kërcënimin e një thike, u kanë grabitur katër telefona mobilë dhe 300 euro. Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. “Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 17.06.2026 – 22:00. Me 26.06.2026 tri viktimat femra shtetase të Kolumbisë, kanë raportuar se gjashtë persona të dyshuar meshkuj i kishin përcjell viktimat deri tek banesa e tyre dhe të njëjtit i kishin futur viktimat në një dhomë dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur 4 telefona dhe 300 €. Të dyshuarit ishin larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”.