Gjashtë mënyra si të vendosni shallin NULL NULL 02.11.2016 10:46 02.11.2016 10:46 Shalli është një nga aksesorët më të përdorur në stinët vjeshtë-dimër. Përveç se ju mban ngrohtë, ai ju bën të dukeni më në modë dhe i shton gjallëri veshjes suaj. Ja çfarë sygjerojnë stilistët më të mirë botëror për vendosjen e shajeve në sezonin vjeshtë-dimër 2016. Vendosja si karvatë ose si gjerdan: do t’ju bëjë të dukeni më femërore dhe sensuale. Në formë bluze me rrip në mes: përveç se ju mban ngrohtë do të dukeni dhe më moderne. Shall me printe të ndryshme: shtojini veshjes neutrale një shall me printe që bëjnë diferencën. Shtoni pak ngjyra: një veshje të zezë, blu apo gri shtojini pak gjallëri me një shall shumëngjyrësh që ju mban ngrohtë dhe ju tregon bukur. Shall me qime të buta: është tendenca e sezonit vjeshtë-dimër 2016, ju mban ngrohtë dhe ju bën më të veçantë. Vendoseni rreth çantës: mos e kufizoni stilin duke e vendosur shallin vetëm në qafë, ai mund të vendoset edhe rreth çantës.