Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjashtë gola në pjesën e parë, Reali afër të përshëndetet me titullin e La Ligës

NULL NULL
11.05.2025 17:10

Ka përfunduar pjesa e parë mes Barcelonës dhe Realit Madridit ku për 45 minuta u shënuan plot gjashtë gola.

Ishte Reali ai që e nisi ndeshjen për mrekulli, ku Mbappe shënoi dy herë për 14 minuta, me serinë e golave që e hapi në minutën e 5-të ndërsa e dyfishoi atë në të 14-ën.

Por, Barça pas vetëm pesë minutash e ngushtoi epërsinë me anë të Garcias i cili realizoi në minutën e 19-të.

Ndërsa rezultatin e përmbysi për vetëm dy minuta, ku fillimisht Yamal shënoi super gol në minutën e 32-të, ndërsa Raphina përmbysi gjithçka në të 34-ën.

Ishte pikërisht Raphina ai i cili realizoi edhe një herë në minutën e 45-të të ballafaqimit.

Nëse Barça e fiton këtë ndeshje, Reali e ka pothuajse të pamundur që të jetë në garë për titull.

Ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit mund ta ndiqni live në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.

lajme të ngjashme