”Gjaku i Astritit nuk falet”, nesër protestohet para Prokurorisë Speciale NULL NULL 02.11.2023 11:16 02.11.2023 11:16 Nesër duke filluar nga ora 12.00, para Prokurorisë Speciale, do të mbahet protestë për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin. Këtë e ka bërë të ditur në një njoftim në facebook, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, transmeton klankosova.tv. ”Nesër Protestë! Në ora 12.00 Përballë Prokurorisë Speciale në Prishtinë Sheshi ‘’Zahir Pajaziti’’ në qendër të Prishtinës Gjaku i Astritit nuk falet U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e Prokuroria nuk do ta sheh të vërtetën! Protesta do të mbahet për shkak të neglizhencës së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, shkruan Gashi.