Gjakovë: I mituri e ther aksidentalisht shokun e tij NULL NULL 06.09.2023 08:49 06.09.2023 08:49 shiriti i policisë, fotoilustrim Një i mitur e ka therur aksidentalisht shokun e tij. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Gjakovë. Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur derisa ata ishin duke luajtur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.