Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjakovë: Familjarët dyshohen se u përleshën mes vete, arrestohen

NULL NULL
04.05.2024 09:19
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Policia në Gjakovë ka arrestuar dy femra dhe një mashkull të cilët janë familjar mes vete, ata po dyshohen se në shtëpi janë përleshur mes vete.

Si pasojë e dhunës njëra prej të dyshuarave ka pranuar tretman mjekësor pasi ka qenë  me sëmundje kronike.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, njëra prej të dyshuarave-e mitur është dërguar në strehimore, kurse e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 19:00.

lajme të ngjashme