Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë NULL NULL 20.05.2025 12:04 20.05.2025 12:04 Në fshatin Syriganë të Skenderajt kanë nisur sot gërmimet në terren. Kjo pas dyshimeve për praninë e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Klankosova.tv, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku po bëhet vlerësimi i terrenit, dhe do ju mbajë të informuar mbi zhvillimet e reja.