Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Genc Nuza është gjyqtar kryesor në ndeshjen e Konferencës së Evropës, Başakşehir – Petrocub

NULL NULL
26.11.2024 15:00
Genc Nuza. Foto nga arkivi

UEFA ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor në ballafaqiminin evropian ndërmjet Başakşehir dhe Petrocub Hîncești, në kuadër të UEFA Conference League.

Ai do të asistohet edhe nga kolegë tjerë të futbollit të Kosovës.

“Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Başaksehir Fatih Terim” në Stamboll, Nuzën do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Eridon Podvorica”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Kurse në VAR poashtu do të jenë edhe dy referë nga Kosova, Dardan Çaka e Visar Kastrati.

Ky duel do të zhvillohet të mërkurën nga ora 16:30, derisa do të transmetohet kanalin Sport 2 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!

Komentator, Arlind Sadiku!

lajme të ngjashme