Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazi lotsjellës ndalon “Tour de France”

NULL NULL
24.07.2018 15:32

Gazi lotsjellës ka bërë që për pak të ndërprehet gara e çiklizmit ”Tour de France”.

Gazi i hedhur nga policia për të shpërndarë disa protestues që kishin dalë  për tu parë nga Ministri i Bujqësisë, u hyri në sy disa nga sportistëve të garës kështu duke pamundësuar vazhdimin e saj raporton CNN, përcjellë Klan Kosova.

Burimet e policisë franceze konfirmojnë që shkak tjetër i mosvazhdimit të garës ishte që të mos preken edhe çiklistët tjerë.

Pas 15 minutash ndërprerje, sportistët vazhduan garën kurse The Tour përmes rrjetit social Twitter kërkoi nga qytetarët të respektojnë çiklistët pasi që kushdo që rrezikon ata ka mundësi të dënohet deri në 3 vjet burgim.

Kjo nuk është hera e parë që sportistët pengohen në Tour-in e sivjetmë, cak i protestuesve më herët kishte qenë çiklisti i ekipit Sky, Chris Froome, përcjellë Klan Kosova.

lajme të ngjashme