Gazetarja Mujku nga Haga: Kryeprokurorja tha se krerët e UÇK-së s’kishin qëllim çlirimin, por pushtetin (VIDEO) NULL NULL 09.02.2026 20:26 09.02.2026 20:26 Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, direkt nga Haga, ka sjellë detajet e deklaratave përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuara, që nisën sot, në Gjykatën Speciale, kundër katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mujku tregoi se kjo është hera e parë që kryeprokurorja Kimberly West, ka marrë fjalën, pas më shumë se dy vjet e katër muaj, që kur u emërua në këtë pozitë, për hetim e përndjekje të krerëve të UÇK-së. Në deklaratën e saj, West ka folur për punën e gjykatës, ndërsa suksesin ia ka atribuuar viktimave dhe dëshmitarëve. “Por, kjo e sotmja është hera e parë West që e merr fjalën, pavarësisht se ka pasur mundësi ta bëjë edhe në fjalën përfundimtare kundër Pjetër Shalës. Por këtë e ka bërë, qysh e tha edhe vet, për shkak se është gjykimi më i madh i Dhomave të Specializuara dhe është mundësia e fundit e Prokurorisë për ta dëshmuar arsyen se pse i do të dënuar krerët e UÇK-së. West ka folur për punën e Gjykatës Speciale dhe ka thënë se suksesi i atribuohet viktimave dhe dëshmitarëve që kanë pranuar dhe i kanë besuar zyrës së saj, që janë plot 256 – 125 prej tyre kanë dëshmuar në sallën e gjyqit dhe dëshmitarët e thirrur nga mbrojtësi i viktimave.” Megjithatë, Mujku ka treguar një huqje të vet kryeprokurores në lidhje me dëshmitarët e thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçit. Madje, ajo shpjegoi se si West ka deklaruar se ushtarakët e diplomatët që dëshmuan në mbrojtje të Thaçit, s’kanë qenë në dijeni për të bëmat, siç pretendon zyra e saj, por qëllimi i tyre ishte pushteti, transmeton Klankosova.tv “Mirëpo, West, në fjalën e saj prej 15 minutash preh 8 orë sa ka kërkuar ZPS, e ka huqur pak mënyrën se si kanë folur, dëshmitarët e mbrojtjes, e thirrur nga Hashim Thaçi. West e ka zhvendosur vëmendjen dhe ka thënë që dëshmitarët të thirrur nga Hashim Thaçi, nuk kanë qenë në dijeni të të bëmave të UÇK-së. Ndërkaq, për këtë arsye, ajo thotë se në vitin ’98 dhe ’99, UÇK nuk ka pasur qëllim për ta shliruar popullin shqiptar nga gjenocidi serb, por krerët i akuzon se kanë pasur qëllim për të fituar dhe për ta shtrirë pushtetin pas luftës dhe deri te shpallja e Pavarësisë. Për secilin ka kërkuar, nga 45 vjet burgim.” Ndryshe, gazetarja Mujku tregoi se nesër ZPS do të vazhdojë deklaratat përmbyllëse, lidhur me përgjegjësinë e secilit prej të akuzuarve, për t’i merituar vitet burgim që i kërkoi kjo Prokurori. /Klankosova.tv