Gazetarja e Klan Kosovës shpërblehet për raportim rreth COVID-19 (VIDEO) NULL NULL 20.11.2020 11:47 20.11.2020 11:47 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë (OSBE) dhe Entitetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave, kanë bërë ndarjen e katër çmime të gazetarisë. Njëri nga dy çmimet ‘ad hoc’ “Storja më e mirë mbi pandeminë” i është ndarë gazetares Arbreshë Uka e cila raporton për televizionin Klan Kosova. Ndërsa çmimin tjetër “Storja më e mirë mbi pandeminë” e ka fituar gazetarja Jehona Zhitia e cila punon në Radio Televizionin e Kosovës. Këto çmime janë ndarë për ta nderuar punën e gazetarëve, të cilët kanë demonstruar profesionalizëm në mbulimin e temave të lidhura me pandeminë COVID-19, duke promovuar gazetarinë kredibile të bazuar në fakte. Kujtojmë se ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet në nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, e cila shënohet më 3 maj çdo vit në mbarë botën, por për shkak të situatës me pandeminë në vend, organizimi është zhvendosur në nëntor të këtij viti. Më poshtë mund ta ndiqni kronikën: Kronika e titulluar “Pamje ekskluzive brenda Klinikës Infektive “ që fitoi çmimin si “Storja më e mirë mbi pandeminë” u realizua nga gazetarja: Arbreshë Uka, kameramani: Agon Bejtullahu dhe montazheri: Dren Bejiqi. klankosova.tv