Gazetari Tozaj: Rogerti dhe Miri, të përkujdesurit e produksionit (VIDEO) NULL NULL 25.03.2026 12:38 25.03.2026 12:38 Gazetari Elton Tozaj, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur rreth dinamikave të Big Brother VIP Albania 5. Sipas tij, Prime i së martës ishte i cunguar dhe jo ai që ishte thënë që do jepej, transmeton Klankosova.tv. “Mbrëmë, babai i Selinit ka pasur të futur për t’u përballur me Rogertin dhe Mirin, shpresoj të ndodh ditën e shtunë, sepse me sa është kuptuar deri tani, ka një përkujdesje të theksuar për Rogertin dhe Mirin. Eliminimi i Stenaldos ishte gjëja më e shëmtuar ndonjëherë, sepse më vjen keq që një njeri i kulturuar, i dashur, fatkeqësisht me aftësi të kufizuara, të dalë para atyre që shajnë, ofendojnë. Sepse përpos që Big Brother është luftë, është edhe mesazh”, u shpreh Tozaj.