Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetari Rilind Matoshi bie pre e kamerës së fshehur (VIDEO)

NULL NULL
01.12.2016 14:34

Gazetari i Klan Kosovës, Rilind Matoshi ka rënë në kurth të kamerës së fshehur të përgatitur nga stafi i emisionit ”Ora e Fundit”.

Matoshi edhe mbrëmë ishte përgatitur për një lidhje të zakonshme direkte ashtu siç bën thuajse çdo natë, ndonëse kësaj radhe ishte paraparë një intervistë me një zyrtar komunal të Obiliqit për Ligjin e kësaj të fundit të miratuar të mërkurën.

Por stafi i Orës së Fundit e ndërroi skenarin në momentet e fundit dhe erdhën me një ide ku kameramani Krenar Reshitaj, do paraqitej si i dehur, saktësisht në momentet kur edhe intervista direkte do të transmetohej.

Për këto minuta të sikletshme që i kaloi Rilindi, ishte i njoftuar edhe mysafiri Burim Gërguri i cili e bëri që kjo kamerë e fshehur të dukej tejet reale.

Për më shumë në videon e publikuar më poshtë, mund të shihni momentet kur Rilind Matoshi bie në grackën e kamerës së fshehur.

https://www.youtube.com/watch?v=Dj0B0vDXeSU&feature=youtu.be

 

 

lajme të ngjashme