Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetari polak u grushtua gjatë emisionit në Rusi (VIDEO)

NULL NULL
24.11.2016 15:05

Një gazetar polak u grushtua në studio televizive në Rusi, pasi tha që rusët jetojnë në ndyrësirë.

Ndonëse skena e përleshjes nuk ishte transmetuar drejtpërdrejtë, televizioni ka vendosur t’i publikojë në YouTube, transmeton Klan Kosova.

Tomasz Maciejczuk, bëri që panelistët të zemërohen kur tha që: “Ukrainasit dëshirojnë të jetojnë si njerëz normal, jo në vend të ndyrë, si ju në Rusi”.

Kjo deklaratë e tij e zemëroi shumë moderatorin Roman Babayan i cili ia hodhi letrat për fytyre duke i thënë: “Ju jeni ata që jetoni në ndyrësirë”.

Ai që e goditi gazetarin polak, ishte Ihor Markov, i cili shpërbeu për pak kohë në parlamentin e Ukrainës.

Ishte momenti kur ai akuzoi rusët që jetojnë në një vend të ndyrë, kur gjithë grupi përfshirë edhe moderatorin Markov kërkuan që ai të largohet nga studio.

Gazetari polak, është shprehur se komentet e tij nuk ishin aq fyese sa janë komentet që rusët bëjnë shpesh për polakët dhe estonezët.

Ai u godit në ballë nga Markov.

https://www.youtube.com/watch?v=PXuOds36nis

lajme të ngjashme