Gaza: 83 të vrarë brenda 24 orëve NULL NULL 18.05.2024 14:34 18.05.2024 14:34 Arkiv: Një tank izraelit në Gaza Të paktën 35 mijë e 386 palestinezë janë vrarë dhe 79 mijë e 366 të tjerë janë plagosur, që nga 7 tetori i 2023-tës. Kështu tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ajo tha gjithashtu se si pasojë e sulmeve izraelite 83 persona u vranë dhe 105 u plagosën në periudhën e fundit të raportimit 24-orësh.