Gati 400 ton ndihma ushqimore do të mbërrijnë nga deti në Gaza gjatë ditëve në vijim NULL NULL 31.03.2024 08:20 31.03.2024 08:20 Palestinezët teksa presin ndihmë humanitare. Foto: AP Rreth 400 ton ndihma ushqimore pritet të mbërrijnë në Gaza me anije në ditët në vijim, sipas një organizate joqeveritare. Në njoftim thuhet se ndihma do t’u ofrohet njerëzve në pjesën veriore të vendit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Është bërë e ditur se anijet që do t’i dërgojnë ndihmat, përmbajne makineri për të përshpejtuar procesin e shkarkimit.