Gasol vazhdon me Spurs NULL NULL 25.07.2017 20:00 25.07.2017 20:00 Oct 12, 2016; Orlando, FL, USA; San Antonio Spurs center Pau Gasol (16) looks on against the Orlando Magic during the first quarter at Amway Center. Mandatory Credit: Kim Klement-USA TODAY Sports Basketbollisti Paul Gasol ka nënshkruar kontratë të re me San Antonion, njofton NBA, transmeton Klan Kosova. Kushtet e marrëveshjes së re nuk janë bërë të ditura. Ky do të jetë viti i dytë që spanjolli luan me klubin nga Teksasi. Ai erdhi në Spurs vitin e kaluar, nga Chicago, ku kishte luajtur nga 2014. Gjashtë vitet para kësaj ai ishte pjesë e Los Angeles Lakers, me të cilin ekip fitoi dy tituj të NBA, më 2009 dhe 2010. Në sezonin e kaluar Gasol u paraqit në 64 takime, duke shënuar mesatarisht 12.4 pikë, 7.8 kërcime, 2.3 asiste dhe 1.09 bllokada për 25.4 minuta lojë në ndeshje. Gjatë karrierës 16 vjecare në NBA spanjolli ka zhvilluar gjithsej 1.110 ndeshje. Ka regjistruar 17.9 pikë dhe 9.4 kërcime.