Garda Skoceze që erdhi si forcë rezervë e NATO-s i merr informacionet e para rreth KFOR-it NULL NULL 25.08.2025 19:19 25.08.2025 19:19 Personeli i Gardës Skoceze të Mbretërisë së Bashkuar, i cili ka ardhur në Kosovë për vendosje të përkohshme si pjesë e forcave rezervë të NATO-s, mori pjesë sot në Trajnimin për Udhëheqësit Kryesorë (KLT) në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se trajnimi u kryesua nga shefi i shtabit të misionit KFOR-, Maximilian Clark. “Gjatë gjithë trajnimit, Gardës Skoceze iu dhanë informacione relevante në lidhje me misionin e KFOR-it në përputhje me mandatin e tij”, thuhet në njoftim. Sipas KFOR-it, KLT-ja është një hap thelbësor i çdo procesi vendosjeje, i kryer për të siguruar ndërgjegjësimin për situatën dhe për të promovuar një kuptim të përbashkët të misionit në të gjitha nivelet. /Klankosova.tv