Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Norris fiton Çmimin e Madh të Hungarisë, triumfi i parë i sezonit 2026

NULL NULL
26.07.2026 18:48

Lando Norris ka shënuar fitoren e parë të sezonit 2026 në Formula 1, pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë pas Max Verstappenin dhe Kimi Antonellin.

Piloti i McLarenit përfitoi nga strategjia e ekipit dhe nga tërheqja e shokut të skuadrës, Oscar Piastri, i cili u detyrua ta ndërpriste garën në xhiron e 57-të për shkak të një defekti në kutinë e shpejtësive, transmeton Klankosova.tv.

Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e pestë, pasi u ndëshkua me pesë sekonda penalizim për tejkalim të shpejtësisë në korsinë e bokseve.

 

Pesë të parët në Hungari:

Lando Norris (McLaren)

Max Verstappen (Red Bull)

Kimi Antonelli (Mercedes)

Charles Leclerc (Ferrari)

Lewis Hamilton (Ferrari)

 

Me këtë fitore në Hungaroring, Norris rikthehet fuqishëm në garën për titullin e kampionit botëror.

lajme të ngjashme