Gara e PDK-së dhe VV-së në zgjedhje – Ferat Shala dhe Agim Bahtiri sot në Klan Kosova NULL NULL 23.12.2025 15:44 23.12.2025 15:44 Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova të ftuar janë Ferat Shala, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Agim Bahtiri, kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në intervistën e parë, me Ferat Shalën e PDK-së do të flitet për synimet, garën si dhe për preferencat e kësaj partie për koalicion paszgjedhor. Ndërsa, me Agim Bahtirin e VV-së në intervistën e dytë do të flitet për fushatën, pritshmëritë e koalicionit të tyre si dhe për garën në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Me kë preferon koalicion PDK-ja? A ka vija të kuqe për VV-në? Po VV-ja a ka vija të kuqe për një koalicion paszgjedhor me PDK-në? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.