Gara e çmendur: Kush hapë varre më shpejt? NULL NULL 06.06.2016 12:04 06.06.2016 12:04 Në qytetin Debrecen të Hungarisë është mbajtur një garë bizare. 36 burra, të ndarë në 18 grupe, kanë marrë pjesë në kampionatin nacional të hapjes së varreve, përcjellë Klan Kosova shkrimet e mediave të këtij vendi. Gjyqtarët në këtë kompeticion vlerësuan garuesit për shpejtësinë e gërryerjes, por edhe stilin. Fituesi arriti ta hap për vetëm 30 minuta varrin 80 centimetra të gjerë, 2 metra të gjatë dhe 1 metër e 60 centimetra të thellë. “Nuk bëmë kushedi se çfarë përgatitje, pasi këtë punë e bëjmë çdo ditë”, tha Jonasi, njëri nga pjesëmarrësit në garë, trasnmeton Klan Kosova. Ekipet që gërryejnë varret kanë teknika të ndryshme; disa preferojnë të gropojnë bashkë, por ka edhe të atillë që ndahen, njëri punon me kazme e shati, ndërsa tjetri e shpërndanë dheun me kaci përreth. “Nuk besoj se kjo është morbide”, tha zëvendëskryetari i Shoqatës së varrmihësve hungarezë, Zoltan Jurasik. “Ky është një profesion dhe kolegët që sot ishin rivalë ndihen krenarë dhe meritojnë respektin tonë”. Qëllimi kryesor i kësaj gare, ishte të joshen varrmihësit e rinj të futen në këtë profesion./Klan Kosova