Galatasaray – Young Boys, Kastriot Imeri në bankën rezervë NULL NULL 27.08.2024 20:12 27.08.2024 20:12 Kastriot Imeri, Young Boys Foto: chalcio.com Futbollisti shqiptar me pasaportë zvicërane, Kastriot Imeri, e nis nga banka duelin e dytë ndaj kampionëve të Turqisë, Galatasaray. Mesfushori i skuadrës Young Boys është afër për t’i siguruar grupet e Ligës së Kampionëve, pasi në përballjen e parë të fazës PlayOff, ekipi i tij triumfoi 3-2, njofton Klankosova.tv. Që ky objektiv të realizohet për kampionët e Zvicrës, pos fitores, atyre do t’u mjaftonte edhe barazimi. Imeri është transferuar nga Servette te Young Boys në vitin 2022, derisa ka të zhvilluar edhe një ndeshje me reprezentacionin zvicëran.