Gafa me rusët, Fetoshi: Më problematike përmbajtja e bisedës se shakaja (VIDEO) NULL NULL 26.03.2025 23:46 26.03.2025 23:46 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka rënë pre e mashtrimit të dy komedianëve rusë “Vovan & Lexus”, të cilët e publikuan një video në kanalin e tyre në platformën “Rumble”. Kjo temë bëri bujë të madhe sot në opinion. E lidhur me këtë sonte foli edhe profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Arben Fetoshi. Fetoshi në Edicionin Special dha mendimin e tij rreth asaj se kush ka mundur ta fus në kurth Kurtin. “Ajo se çka më tingëlloi problematike ka të bëjë me përmbajtjen e bisedës, por jo me faktin se shakaja ishte e drejtuar te kryeministrit, për shkak se shënjestër ishin edhe liderët të tjerë botëror”, deklaroi ai në Klan Kosova.