Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Gabim të luhej ‘Pumped Up Kicks’ pas rastit të Las Vegas”

NULL NULL
03.10.2017 21:22

Bendi Foster The People nuk e luajti hitin e tyre më të madh “Pumped Up Kicks” një ditë pas tragjedisë së Las Vegas.

Të shtunën, një person hapi zjarr në audiencën e një festivali të muzikës kantri në Las Vegas, duke lënë të vdekur së paku 58 persona dhe mbi 500 të tjerë të lënduar.

Foster The People po performonin mbrëmë në Charlotte të North Carolina, kur adresuan tematikën e këngës ‘Pumped Up Kicks’.

Siç raporton Spin, vokalisti Mark Foster i tha audiencës:

“Ishte gabim për ne që ta luajmë ‘Pumped Up Kicks’. Do të kishte qenë mosrespekt, edhe pse kënga është për dhunën nga armët dhe ndalesën e saj”.

Në vend të kësaj, ata kishin vendosur që ta këndojnë këngën e John Lennon, “Love”.

lajme të ngjashme