G7 mbështetë qëndrimin e BE-së për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën NULL NULL 16.05.2024 22:48 16.05.2024 22:48 Foto nga arkiva Ministrat e financave të G7 po përgatiten të mbështesin një plan të BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën në luftë. Një zyrtar i thesarit italian tha se njoftimi do të bëhet kur ministrat të takohen në Stres javën e ardhshme, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Rreth 300 miliardë dollarë asete financiare u ngrinë nga G7 pasi Moska pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Në fillim të këtij muaji, vendet e BE-së ranë dakord për një marrëveshje në parim për t’i siguruar Kievit fonde shtesë për furnizimet ushtarake duke përdorur fitimet e aseteve ruse. Ajo pasoi javë të negociatave të ashpra midis vendeve anëtare.