Futbollistët e Barcelonës pritet të ‘vallëzojnë’ sonte në Beograd NULL NULL 06.11.2024 15:05 06.11.2024 15:05 Pasi e mposhtën fuqishëm Bayernin, me rezultat 4-1, futbollistët e Barcelonës pritet që sonte të “vallëzojnë” në Beograd në përballjen me Yllin e Kuq. “Blaugranat” të motivuar pas suksesit të madh ndaj rivalëve të përbetuar nga Gjermania, sonte me fillim në orën 21:00, zbresin në fushë për ta tentuar një tjetër goleadë, njofton Klankosova.tv. Kundërshtari i tyre ka humbur të tri ndeshjet e para, andaj e njejta “supër” pritet t’i gatuhet edhe sonte. Nga ana tjetër, katalunasit janë ‘kthjellur’ shpejt pas humbjes që e pësuan në udhëtim te Monaco. Barcelona para se të triumfonte ndaj bavarezëve, e mundi 5-0 ekipin Young Boys, raporton Klankosova.tv. Ylli i Kuq – Barcelona, trasnmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me komentim të Andin Lokajt. Kompeticioni kryesor i futbollit evropian për klube, UEFA Champions League, trasnmetohet ekskluzivisht në Art Motion