Futboll: Superliga e Kosovës – xhiro 19 NULL NULL nga Arbon Flugaj 12.02.2021 09:00 nga Arbon Flugaj 12.02.2021 09:00 13:00 DRITA – LLAPI – ART SPORT 1 Pas ndeshjeve të Kupës së Kosovës rikthehet edhe Superliga. Dy prej skuadrave më të mira të viteve të fundit në futbollin vendor, Drita dhe Llapi e nisin stinorin pranveror përballë njëra-tjetrës. Ky takim luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Këto dy skuadra patën një pjesë të parë kampionale krejt ndryshe nga njëra-tjetra, por të dyjat synojnë që të rikthehen me fitore qysh në rikthimin e tyre në fushë, transmeton KlanKosova.tv. Drita aktualisht mban pozitën e parë në tabelë me 41 pikë të grumbulluara në 18 takimet e para, ndërsa Llapi në anën tjetër vetëm në fund të dhjetorit arriti të largohej nga zona e rënies prej elitës, e tani numëron 20 pikë në 18 ndeshje të luajtura. Duke parë edhe formën e skuadrave në takimet parasezonale dhe ato të Kupës atëherë mund të thuhet lirisht që ky do jetë një duel që nuk duhet humbur. 13:00 PRISHTINA – DRENICA – ART SPORT 2 Bashkë me rikthimin e Superligës, rikthehet edhe derbi i vjetër mes Prishtinës dhe Drenicës. Takimin e dy prej skuadrave më me traditë në futbollin tonë mund ta ndiqni të shtunën me fillim nga ora 13:00 live dhe ekskluzivisht në Art Sport 2. Drenica e super-përforcuar në afatin kalimtar të janarit do të ketë punë me fituesen e Superkupës, Prishtinën në një duel i cili përballë skuadrat me jetëgjatësinë më të madhe në elitën kosovare të futbollit. Prishtina nuk ndryshoi shumë gjëra në skuadër gjatë janarit, por konsolidoi grupin, ndërsa në anën tjetër Drenica bëri një “revolucion” duke larguar plotë 10 futbollistë e duke afruar njëmbëdhjetë të tjerë. Prishtina këtë fazë të kampionatit e starton nga pozita e tretë në tabelë me 32 pikë të grumbulluara nga 18 takime, e mysafirët nga Skenderaj kanë nevojë emergjente për pikë pasi që ndodhen në pozitë të vështirë në tabelë, ata në 18 takimet e para kanë arritur të arkëtojnë vetëm 19 pikë. Këto skuadra kanë dhuruar gjithmonë spektakël dhe befasi në duelet e ndërsjella, e pritshmëritë janë të larta për të parë edhe një duel fantastik mes tyre. 13:00 BESA – BALLKANI – ART SPORT 3 Ndeshjet e lehta në letër dinë të jenë shpesh herë edhe ato më të vështirat, e një të tillë do ta ketë qysh në fillim të edicionit pranveror të Superligës së Kosovës në futboll edhe Ballkani. Ky takim mes këtyre dy skuadrave do të luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 3. Ballkani rikthehet në fushë duke shpresuar ta nis me fitore edhe stinorin pranveror njëjtë siç bëri edhe me atë vjeshtorin, kur mposhti 1-4 në po të njëjtin stadium Besën. Njëjtë si pritshmëritë për këto dy skuadra edhe pozitat e tyre në tabelë janë krejt të ndryshme, Besa aktualisht ndodhet e fundit në tabelë me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara në 18 takime, kurse Ballkani është e dyta në renditje me 38 pikë të arkëtuara brenda 18 ndeshjeve. Rikthimi në fushë i këtyre dy skuadrave pritet me interesim të madh, andaj nuk duhet humbur assesi.