Futboll e basketboll, krejt bashkë mund t’i gjeni vetëm në Artmotion NULL NULL 09.12.2024 08:59 09.12.2024 08:59 Futboll e basketboll, krejt bashkë mund t'i gjeni vetëm në Artmotion Platforma më gjigante televizive Artmotion, vazhdon me transmetimin e ekskluziviteteve. E hëna do të jetë e mbushur plot me informacione sportive sa i përket futbollit e basketbollit. Nga ora 17:00 në kanalin Sport 1, do të jenë momentet kryesore të ndeshjeve të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll, nën komentimin e Arbon Flugajt. Kurse, nga ora 18:00, po në këtë kanal do të transmetohen çastet më interesante, aksionet e golat e xhiros së 16-të të La Liga-s. Sporti më i bukur në botë s’ndalon këtu. Nga ora 19:00, rendi i vie ligës italiane Serie A. Nën komentimin e Arbon Flugajt, do të jepen Highlightsat nga ndeshjet e javës së 15-të. Dhe për më të rejat e basketbollit, vjen edicioni i 598-të i Asistit, me Agonin dhe Ulpianën. Emisioni më ekskluziv i basktbollit në vend transmetohet nga ora 19:30, në kanalin Sport 1. Futbolli kthehet sërish me ndeshjen e radhës të Serie A, Monza – Udinese. Kjo lojë transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin Sport 2, nën komentimin e Naim Selmanit. Ndërkaq, në fund vie edhe ndeshja e La Liga-s, Getafe – Espanyol që transmetohet nga ora 21:00.