Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Futboll, basketboll e xhudo – krejt në Art Motion

NULL NULL
07.03.2025 10:00

Platforma kryesore shqiptare, Art Motion, sot i sjell të gjitha llojet e sporteve, basketboll, futboll, e xhudo,  ekskluzivisht në kanalet sportive të saj.

Mëngjesi nisi me super përballjen ndërmjet New York dhe L.A Lakers në NBA, ku dyshja James&Donçiq ishin të jashtëzakonshëm, duke i dhënë fitoren e radhës skuadrës nga Los Angeles.

Ndërkohë në futboll, java e 23-të e Albi Mall Superligës, fillon me ndeshjen Ferizaj – Suhareka23, të cilën mund ta ndiqni nga ora 14:00 në kanalin Sport 1, me komentim të Andi Shabanit.

Po në këtë orar, në Sport 2, transmetohet kryendeshja e xhiros në Raiffeisen Ligën e Parë, ndërmjet Trepçës dhe Drenicës, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë në 18:30 do të mund ta ndiqni edhe ndeshjen e Superligës së Turqisë mes Bodrum dhe Kasimpasa në Sport 1, kurse po në këtë kanal, në mbrëmje shfaqet dueli i kampionatit italian, Serie A, ndërmjet Cagliarit dhe Genoës. Ky ballafaqim nis në orën 20:45, me komentim të Lirim Pecit.

Superligën e femrave në basketboll, e karakterizon derbi Prishtina – Bashkimi, që fillon në orën 19:00 dhe tek shikuesit vjen përmes Sport 2.

E për ata që preferojnë xhudon, Sport 3 sjellë Ditën 1 të GP Austria, me fillim prej orës 17:00 e me komentim nga Arbon Flugaj./Klankosova.tv.

lajme të ngjashme