Fustani i Meghan Markle në intervistën me Oprah Winfrey, ka një kuptim të fshehtë NULL NULL 17.03.2021 09:04 17.03.2021 09:04 Gjatë intervistës me Oprah Winfrey, Meghan Markle, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, kishte të veshur një fustan të zi të markës Armani. Kjo veshje e saj kushtoi 4 mijë e 700 dollarë. Sidoqoftë, fustani i zi ka një kuptim të fshehur. Lulja Lotus e qëndisur në anën e djathtë të veshjes, është një simbol i nderuar në hinduizëm dhe është e njohur për përfaqësimin e ndriçimit shpirtëror, rritjen dhe rilindjen. Kjo mund të shihet si e rëndësishme për jetën e re të Meghan në SHBA me Harry pasi çifti u tërhoq nga familja mbretërore në janar të vitit të kaluar 2020, transmeton Klan Kosova.