Fustanet e yjeve që tregojnë se moda mund të jetë e çuditshme NULL NULL 04.06.2018 14:00 04.06.2018 14:00 Veshjet e yjeve në ngjarjen e përvitshme amerikane, Met Gala, ishin kryelajm i të gjitha mediave botërore. Kjo ngjarje konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishmë në botën e modës, duke marrë parasysh se është një mundësi e jashtëzakonshme që të famshmit të rrezikojnë me veshje – ashtu sikur nuk do të mund ta bënin në tapetin e kuq ose edhe jetën e përditshme. Tema e këtij viti në Met Gala ishte sjellja e veshjeve që ndërthurin modën dhe religjionin, më saktësisht fenë katolike, duke bërë kështu që yjet të vinin me veshje shumë më kreative se kurrë më parë, transmeton Klan Kosova. Më poshtë po ju sjellim disa nga veshjet më të veçanta nga kjo ngjarje. Jemi të sigurt se duke i parë këto veshje, gjëja e parë që do t’iu vi në mendje është se moda mund të jetë shumë e çuditshme, aq sa kreativiteti i yjeve dhe dizajnerëve të modës mund të jetë i pakufi. Rihanna, fustani nga John Galliano Anne Hathaway, Valentino Blake Lively, Versace Katy Perry, Versace Sarah Jessica Parker, Dolce & Gabbana Amber Heard, Carolina Herrera Lana Del Rey dhe Jared Leto, Gucci Diane Kruger, Prabal Gurung Amanda Seyfried, Prada Cara Delevingne, Dior Emilia Clarke, Dolce & Gabbana Priyanka Chopra, Ralph Lauren Madonna, Jean Paul Gaultier Kim Kardashian, Versace Jennifer Lopez, Balmain