Konflikt brenda familjes në Prishtinë, arrestohen katër persona NULL NULL 19.07.2026 09:11 19.07.2026 09:11 Katër persona janë arrestuar në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje familjare që përshkallëzoi në sulm fizik dhe kanosje. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut 2026, rreth orës 19:00, në rrugën “Apollonia”. Të dyshuarit, pas një konflikti familjar, janë sulmuar dhe kanosur mes vete. Si pasojë e përleshjes, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Policia ka kryer kontrolle në shtëpitë e dy prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishekë, një pushkë ajrore, si dhe një jelek antiplumb taktik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Rr. Apollonia, Prishtinë 18.07.2026-19:00. Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, pasi që pas një mosmarrëveshje familjare janë sulmuar dhe kanosur në mes vete. Si pasoj, një f/k ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë automatike me një karikator dhe 59 fishek, një pushke ajrore dhe një antiplumb taktik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.