Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushë Kosovë: Arrestohet për materiale shfrytëzimi seksual të fëmijëve

NULL NULL
11.09.2025 11:02

Një rast i rëndë që lidhet me shfrytëzimin seksual të të miturve është zbuluar në Fushë Kosovë, ku dje është arrestuar një mashkull kosovar.

Ai dyshohet se ka poseduar ose shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe përdorimit seksual të fëmijëve, ku viktimë dyshohet të jetë një vajzë kosovare, transmeton klankosova.tv.

Arrestimi është bërë në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”MATERIALE ME PËRMBAJTJE TË SHFRYTËZIMIT DHE PËRDORIMIT SEKSUAL TË FËMIJËVE

Fushë Kosovë/10.09.2025 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

lajme të ngjashme