Fushatë me buxhet, Kurti ndan 2 milionë euro për linjat e fluturimit që i shërbejnë mërgatës NULL NULL 26.05.2026 22:45 26.05.2026 22:45 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke votuar gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit. Qeveria në detyrë ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë. Ky vendim u mor në një mbledhje elektronike të mbajtur mbrëmjen e së martës. Mbështetja, sipas njoftimit të qeverisë në detyrë, është pjesë e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. “Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 2,000,000.00 € (dy milionë euro), për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, u tha në njoftimin e Qeverisë. Në vendimin e plotë të qeverisë, thuhet: Aprovohet ndarja e mjeteve buxhetore në shumë prej 2,000,000.00€ (dy milionë euro), për zbatimin e Masts 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë. Mjetet e ndara sipas pikës 1. të këtij Vendimi, sigurohen si vijon: shuma prej 1,000,000.00€ (një milion euro) merret nga Ministria e Financave, kodi 201, nga nënprogrami “Programi 1 Ringjalljes Ekonomike’, kodi 29300, nga kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, dhe shuma prej 1,000,000.00€ (një milion euro) merret nga Ministria e Financave, kodi 201, nga nënprogrami “Kontigjencat në Ministrinë e Financave”, kodi 28900, nga kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Mjetet transferohen në Ministrinë e Financave, kodi 201, në nënprogramin “Thesari”, kodi 11200, në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Autorizohet Ministri i Financave që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sipas fushave dhe përgjegjësive institucionale, për dizajnimin dhe zbatimin e skemës nxitëse për mirëmbajtjen dhe/ose shtimin e linjave të reja në destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë, për periudhën e mbetur të sezonit veror të aviacionit, sipas pikës 1. të këtij Vendimi. Obligohet Ministria e Financave për zbatimin e këtij Vendimi. Pak ditë më parë, qeveria në detyrë mori vendim për të ndarë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për lehona, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare – vendim ky që u kritikua ashpër nga partitë tjera parlamentare. Ndërkaq sonte, qeveria ka ndau mjete buxhetore edhe për disa aktivitete e ngjarje tjera, si në vijim: Për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 8,000.00€ (tetë mijë euro), për pjesëmarrjen në Olimpiadën e 67-të të Matematikës 2026, e cila do të mbahet me datë 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës; Për subjektin kërkues “Kosova Global Talent Center”, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 70,876.79€ (shtatëdhjetë mijë e tetëqindeshtatëdhjetegjashtë euro e shtatëdhjetenëntë cent), për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, e cila do të mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në muajin korrik 2026; Për Shoqatën e Kimistëve të Kosovës, ndahen mjete buxhetore në vlerë prej 3,5000€ (tremijë e pesëqind euro) për pjesëmarrjen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, që do të mbahet nga data 10 deri në datën 19 korrik 2026 në Tashkent të Uzbekistanit. Aprovuar listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.