Fushata në Viti: Me kulturë në mbrojtje të shëndetit (VIDEO) NULL NULL 22.10.2024 20:35 22.10.2024 20:35 Qëllimi ishte që mesazhi të kuptohej nga të gjithë, ndaj u përdorën metoda të ndryshme. Me ligjërata, fotografi e shfaqje teatrale, raporton Klan Kosova. Krejt këto aktivitete në Viti kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit. Një organizim, po ashtu në lidhje me shëndetin u mbajt edhe në sheshin e këtij qyteti. Veçse karvani “përshëndetje”, u realizua nga një institucion joqeveritar. Gjithë këto aktivitete që u mbyllën më marshin sensibilizues u organizuan nga Komuna e Vitisë, QKMF-ja në këtë komunë dhe organizata KOPF. Kronikë nga: Endrita Bajrami.