Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius NULL NULL 17.07.2026 16:42 17.07.2026 16:42 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 18 dhe 19 korrikut 2026, duke bërë të ditur se vendi do të karakterizohet nga mot i nxehtë, me intervale me diell dhe vranësira. Sipas njoftimit të IHMK-së, të shtunën, më 18 korrik, “mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira”. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë Celsius. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Për ditën e diel, më 19 korrik, IHMK-ja ka parashikuar mot më të vranët, por me intervale me diell. “Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu”, thuhet në njoftimin e institutit. Sipas parashikimit, temperaturat minimale të dielën do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 30 dhe 34 gradë Celsius. “Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, bëhet e ditur në njoftimin e IHMK-së. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar që qytetarët të përshtatin aktivitetet e tyre me kushtet atmosferike, veçanërisht gjatë orëve me temperatura më të larta.