Fundjavë e vranët, diku do të ketë edhe borë NULL NULL 20.02.2026 17:59 20.02.2026 17:59 Të shtunën moti do të jetë i vranët, ndërkaq në disa vende do të bie edhe borë. “E shtune- Mot i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përziera me borë, kryesisht ne pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. “Temperaturat minimale 0 deri 2 C. Temperaturat maksimale 2 deri 4 Celsius”. Ndërkaq, mot i vranët do të mbizotërojë edhe të dielën, e diku do të ketë edhe shi. “Mot i vranët dhe me intervale me diel. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu”. “Temperaturat minimale -2deri 0 gradë Celsius. Temperaturat maksimale 3 gr deri 5gradë Celsius”.