Fundjavë e nxehtë në Superligë, spikat derbi i kryeqytetit NULL NULL 17.01.2026 14:52 17.01.2026 14:52 FOTO: KB Sigal Prishtina Këtë javë luhet xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në basketboll. E shtuna nis me derbin lokal, Sigal Prishtina – KB Bora, nga ora 17:00 në kanalin Sport 2 të Artmotion. Në orën 19:30 po në këtë kanal jepet ndeshja GO+ Peja – Golden Eagle Ylli. Ditën e nesërme, KB Vëllaznimi ndeshet me KB Trepçën nga ora 17:00, betejë që emetohet në Sport 2. Ndërkaq, KB Bashkimi dhe KB Rahoveci luajnë nga ora 19:30 në takimin që transmetohet po ashtu në Sport 2.